Nga fillimi i fushatës së vaksinimeve anti Covid-19, që në Shqipëri nisi më 11 janar 2021 deri në dhjetor 2022, u shpenzuan në total 44,4 mln euro për blerjen e vaksinave.
Në vitin 2021 sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 1,152,237 persona. Fondi i shpenzuar për blerjen e vaksinave është në vlerën e rreth 3.5 miliardë lekëve.
Për vitin 2022 numri i vaksinimeve është 534,536 persona, ndërsa fondi i shpenzuar është me vlerë 1.5 miliardë lekë.
Sipas detajimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 me vaksinën anti Covid-19 janë vaksinuar: 104,221 doza të para; 168,893 doza të dyta; 219,486 doza të treta dhe 41,930 doza të katërta.
Në total në dy vjet pandemi të Covid-19, periudha 2021-2022 janë shpenzuar rreth 4,9 mld lekë apo 44,4 mln euro për blerjen e vaksinave.
Sakaq fushata për vaksinimin e popullatës vijon edhe për 2023. Sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë deri më 2 maj në total janë kryer 3,069,181 vaksinime, ku 1,331,380 janë doza të para, 1,279,381 doza të dyta dhe 402,378 doza të treta.
Në total për 2022 për trajtimin e pacientëve me barna të listës së rimbursueshme dhe për fishat e të sëmurëve me diabet janë shpenzuar 11,8 mld lekë.
Për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar fondi me vlerë 11,799 mln lekë nga 11,800 mln lekë të planifikuara, ose 100% e planit (608 mijë lekë të pashpenzuara), sipas raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa për rimbursimin e fishave të diabetit janë shpenzuar 8,8 milionë, ose 44,2% e planit.
“Në muajt e parë të vitit u paguan detyrimet të vitit të kaluar në vlerën 1,029,713,000 lekë (8.7% të planit vjetor 2022) nga të cilat 1,029,182,000 lekë rimbursim barna dhe 531,000 lekë rimbursim fisha diabeti.
Në fund të vitit, ka mbetur papaguar kryesisht vlera e faturimeve të muajit dhjetor prej 581 mln lekë dhe nga muaji nëntor vlera prej 145 mln lekë, gjithsej 726 mln lekë.
Sipas analizës statistikore, për periudhën 12 mujore 2022, janë pranuar listë tregues në vlerën 11.5 miliardë, lekë, ose rritur me 448 mln lekë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”,citohet në raport./Monitor