Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharaf, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Musharraf i cili mori pushtetin përmes grushtit të shtetit në vitin 1999, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, transmeton BBC.
Ish-udhëheqësi i Pakistanit i cili drejtoi vendin si president midis viteve 2001 dhe 2008, gjendej në Dubai ku nuk i mbijetoi dot sëmundjes së gjatë. Ndërsa më parë u kishte bërë shpëtura tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit.
Ai mbështeti “luftën kundër terrorit” të SHBA-së pas 11 shtatorit, pavarësisht kundërshtimeve të brendshme.
/rtsh.al/