Diten e djeshme eshte ndare nga jeta ne moshen 83 vjecare, ish-kryetari i bashkise Fier ne vitet 1992-96 Sotiraq Aleksi.Sotiraq Aleksi ka qene nje nder themeluesit e deges se Partise Demokratike ne Fier.
Lajmin per ndarjen nga jeta te kryetarit te pare te Bashkise Fier pas viteve 90-te, Sotiraq Aleksi, e ka bere te ditur nepermjet rrjeteve sociale deputetja e Fierit, Eralda Bano (Tase).
Ja postimi i plote i deputetes Eralda Bano (Tase)
Sot u nda nga jeta zoti Sotiraq Aleksi.
Familja humbi njëriun e saj të shtrenjtë, demokratët humbën një nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike Fier, si dhe kryetarin e parë demokrat të Bashkisë Fier, modelin e perkryer te drejtuesit lokal.
I paharruar qoftë vepra,kontributi dhe kujtimi i inxhinierit Sotiraq Aleksi!
Ngushëllimet më të sinqerta nga Partia Demokratike dhe nga unë personalisht!
Qoftë i parajsës!