Ballina Bota Ndalimi i naftës ruse në Amerikë, Biden më i vendosur se kurrë:...

    Ndalimi i naftës ruse në Amerikë, Biden më i vendosur se kurrë: Ukraina s’do të jetë kurrë një fitore për Putin

    2

    Presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse është marrë “në konsultim të ngushtë” me aleatët e Amerikës. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se pas ndalimit të gazit rus pritet që çmimet të rriten.

    Biden u kërkon firmave të naftës që të mos përfshihen në rritje “të tepruara” të çmimeve.

    “Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,” tha ai, por theksuar se ky është çmimi që duhet paguar për “mbrojtjen e lirisë”.

    Ndër të tjera Biden u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin “duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij pavarësisht kostove”.

    Më herët Presidenti amerikan Joe Biden shpalli zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës ruse si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës. Ai tha se kjo lëvizje do të thotë se “populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme” udhëheqjes së Putinit.