NATO do të hapi një Qendër Ekselence të NATO-s për municionet.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri shqiptar i mbrojtjes, Niko Peleshi pas një takimi të martën me Komandantin Suprem të Aleancës për Transformimin (SACT), Gjeneral Philippe Lavigne.
Zoti Peleshi tha se “hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për municionet në vendin tonë, në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën është një tjetër ambicie që tregon përkushtimin tonë”.
Ministri Peleshi tha se në takim u diskutua mbi sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situatën në rajon, sigurinë kibernetike, angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe ACT si dhe zhvillimi i kapaciteteve të FA-së.
Zoti Peleshi siguroi se veç rritjes së kontributit me trupa, Shqipëria parashikon rritjen e investimeve në mbrojtje brenda vitit 2024.
/ rtsh.al /