Një person nga Shijaku është gjendur i djegur këtë të martë brenda një kabine elektrike në Shkozet. Burime bëjnë me dije se viktimës i ishte prishur shtëpia nga tërmeti i 26 nentorit 2019 dhe jetonte me qira në Shkozet. Sakaq, raportohet se ai kishte një fëmijë të sëmurë ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.