Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit, sipas agjencisë amerikane të hapësirës, NASA. Sipas programit të sigurimit ushqimor dhe bujqësisë të agjencisë, NASA Harvest, 5.8 milionë tonë drithë u korrën në fushat e Ukrainës “jo nën kontrollin e Ukrainës”.
Hulumtimi i agjencisë, në bashkëpunim me partnerët e saj të ndryshëm, u bazua në imazhet satelitore.
Në total, të korrat nga territori ukrainas këtë vit ishin rreth 26.6 milionë ton grurë, një sasi shumë më e madhe se sa ishte parashikuar, sipas shkencëtarëve të përfshirë në hulumtim.
Ndërsa kjo korrje është më pak se rekordi i vitit 2021, 33 milionë tonë, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milionë tonësh.
Por Ukraina nuk ka akses në 22% të kësaj shume, në pjesën lindore të vendit, për shkak të pushtimit të ushtrisë ruse më 24 shkurt dhe luftës së vazhdueshme. Vjelja e farave të dimrit të kaluar arriti në 88% në zonat që nuk kontrollohen nga qeveria ukrainase, sipas NASA-s. Fushat e pa korrur janë kryesisht përgjatë fronteve.
(BalkanWeb)