Naftetaret e Ballshit i jane rikthyer protestave, dhe kete te hene ka pasur perplasje me policine. Nga ana e kesaj te fundit eshte perdorur edhe straI piperi per te shperndare turmen. Zemerimi i naftetareve eshte bere edhe me i madh, pasi nga ana e administratoreve te kompanise nuk eshte mbajtur premtimi per rifillimin e punes dhe pagesen e pagave te prapambetura, edhe pse me pare u nenshkruan edhe kontratat perkatese.