Ballina Bota Na duhet naftë’ gafa e ushtarëve të Putinit! U mbaron karburanti, shkojnë...

    Na duhet naftë’ gafa e ushtarëve të Putinit! U mbaron karburanti, shkojnë për të kërkuar në policinë e Ukrainës, por ‘marrin’ prangat

    2

    Presidenti rus Putin ka dërguar në luftë kundër Ukrainës edhe shumë të rinj nga 19-vjeç, të cilët nuk janë të trajnuar për luftë dhe as që nuk e dinë se për çfarë po luftojnë konkretisht. Kjo u konfirmua edhe nga autoritetet e Ukrainës të cilat disa prej tyre i kanë kapur rob.

    Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe me dy ushtarët rus, të cilët për shkak të papërvojës në ushtri kanë bërë një gafë që në luftë sjell vdekjen.

    Dy ushtarëve rus pasi u mbaroi karburanti i mjeteve të tyre, shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit pasi mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë ishte vënë nën kontrollin e ushtrisë të Ukrainës.

    “Na duhet pak naftë“, ishin fjalët e ushtarëve rusë. Në vend të lëndës djegëse, morën prangat në duar.