Ballina Vendi MSH ndan këshillat dhe simptomat për “Ethet e Nilit”: Çfarë duhet të...

MSH ndan këshillat dhe simptomat për “Ethet e Nilit”: Çfarë duhet të dini

72

Në Shqipëri, deri më tani janë 17 raste të konfirmuara me virusin “Ethet e Nilit.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa të dhëna mbi virusin, shenjat që ai shfaq, si transmetohet tek njerëzit, shenjat dhe diagnoza.

Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar.

Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja.

Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit.

Deri në moshën 80 vjeç, ky infeksion nuk jep shenja, vetëm 20% e atyre që janë të prekur mund të arrijnë të kuptojnë simptonat, si dhimbje koke, ethe, lodhje, dhimbje trupore, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe fryrje të gjëndrave limfatike.

Për kurimin e tij nuk ka një trajtim specific, si dhe nuk ka një vaksinë të dedikuar këtij virusi.

Gjithcka që mund të bëhet është ndërgjegjesimi i shoqërisë për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët që dyshohet ose që konfirmohet se kanë infeksion të virusit të Nilit Perëndimor, ose që trajtojnë mostra prej tyre, duhet të zbatojnë masat e përgjithshmetë kontrollit të infeksionit.

Meqenëse shpërthimet e virusit të Nilit Perëndimor në kafshë i paraprijnë infektimit të rasteve në njerëz, krijimi i një sistemi mbikëqyrës të shëndetit të kafshëve për zbulimin e rasteve të reja në zogj dhe kuaj, është thelbësor për paralajmërimin e hershëm të autoriteteve të shëndetit publik dhe veterinar.