Një këmbësore është përplasur nga një motomjet ditën e sotme në Vlorë, duke mbetur e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ndërsa pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia sqaron se 74 vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:45, në lungomare, një motomjet ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.