Ballina Vendi Moti – Kthjellime dhe vranësira , reshje shiu në zonat malore, temperaturat...

Moti – Kthjellime dhe vranësira , reshje shiu në zonat malore, temperaturat do të jenë me rënie

81

Rrymat ajrore  të freskëta atlantike po ndikojnë Mesdheun duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave në territorin e Shqipërisë .

E Enjte 25 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      16/29°C

– Zonat e ulëta      18/35°C

– Zonat bregdetare 22/35°C

Kosova për dt. 25 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe  vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –21°C në mëngjes deri në 30°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte 26 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/33°C

– Zonat e ulëta      20/38°C

– Zonat bregdetare 22/36°C