Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në disa qytete. Bashkia e Shkodrës njofton se për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në Postribë. Për pasojë është bllokuar aksi Mes-Ura e Shtrenjtë.
‘Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës…Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës. Po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.’- njofton bashkia.