Ballina Bota Moti i keq “pushton” Europën, kryebashkiakët lëshojnë alarmin

    Moti i keq “pushton” Europën, kryebashkiakët lëshojnë alarmin

    1

    Italia prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e motit të keq, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pjesa më e madhe e Europës përfshirë edhe Shqipërinë do të ketë rrebeshe shiu.

    Kryetarët e Bashkive në zonën e Napolit kanë urdhëruar mbylljen e shkollave përgjatë ditës së hënë, pasi pritet që moti i keq të përshkallëzohet edhe më tej.

    Gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë pushuar reshjet e shiut në jug të Italisë.

    Ndërkohë që ditën e hënë pritet që të përkeqësohet edhe më shumë.

    Gjithashtu edhe në Shqipëri java e ardhshme pritet të jetë nën “pushtetin” e shiut.