Ballina Bota Moti i keq në SHBA, 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e...

    Moti i keq në SHBA, 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e mbuluar nga bora, pak momente para se të vdiste nga i ftohti i dërgoi video familjes

    1

    Nga stuhia e fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën mbi 65 persona, e në mesin e tyre është një 22-vjeçare nga Buffalo, e cila para vdekjes i kishte dërguar familjes disa video, ku shihet sesi kishte ngecur në veturë – të paktën 18 orë qëndroi në të dhe në fund u gjet e vdekur nga autoritetet.

    Anndel Taylor mbeti e ngujuar në veturë nga stuhia derisa po kthehej nga puna në Buffalo gjatë të premtes mbrëma.

    Gjatë asaj kohe sa ishte në veturë, u dërgoi disa video motrave në Karolinën e Veriut, e videoja e fundit ishte realizuar pas mesnatës dhe në të shihen duke hapur dritaren e veturës që ishte ngrirë – me shpresën se do të shihte ndonjë ekip të shpëtimit.

    “I tha motrës time se po frikësohet”, tha njëra nga motrat – Shawnequa Brown.

    Familja e saj ka bërë të ditur se besojnë se ajo kishte mbetur e ngujuar për të paktën 18 orë, ku më pas u gjet e vdekur në prag të Krishtlindjeve.

    “I ka telefonuar ndihmës së shpejtë dhe i kishte pritur. Por të gjithë ata që u nisën për ta shpëtuar, kanë ngecur në mes të rrugës si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe bllokimit të rrugëve”, tha e ëma e saj Wanda Brown Steele.

    Taylor i kishte thënë motrave në një bisedë në grup se planifikon të flejë paksa, dhe më pas do të tentojë të largohet diku ku është më sigurt derisa të arrijë ndihma e shpejtë.