Ballina Bota Moti i keq në Itali, përmbytje në disa zona, vërshon lumi Lamone!...

    Moti i keq në Itali, përmbytje në disa zona, vërshon lumi Lamone! Ndalohen trenat në disa zona

    4

    Foto nga përmbytjet në Itali

    Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin e Emilia-Romagna në Itali duke shkaktuar përmbytje në provincat e Ravenës dhe Bolonjës. 

    Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin e Emilia-Romagna në Itali duke shkaktuar përmbytje në provincat e Ravenës dhe Bolonjës. Shkollat u mbyllën në disa komuna si masë paraprake, si Faenza, Castel Bolognese, Selva dhe San Martino di Molinella, një zonë ku Quaderna u tejmbush. 

    Fjatë natës në Bagnacavallo u raportua përmbytja e Lamones në zonën e Boncellino.

    Familjet janë evakuuar që mbrëmjen e djeshme dhe po vlerësohen situatat nga afër. Kryebashkiakët këshillojnë që në zonat më të rrezikuara të mos lëvizin me makina dhe të qëndrojnë në katet e sipërme të banesave. Për shkak të motit të keq, trafiku hekurudhor u pezullua në disa zona të Emilia-Romagna: midis Faenza dhe Forlì (linja Bolonja-Rimini), Russi dhe Lugo (linja Bolonja-Ravena), Russi dhe Granarolo (linja Faenza-Ravena) dhe midis Lavezzola dhe Mezzano (linja Ferrara-Ravena).

    Pezullimi ishte i nevojshëm për shkak të shirave të dendur dhe të zgjatur.