Ballina Bota Moti i keq në Itali/ Meteorologu bën paralajmërimin e frikshëm

    Moti i keq në Itali/ Meteorologu bën paralajmërimin e frikshëm

    0

    Moti i keq ka goditur sërish Italinë, veçanërisht zonën Macerata. Ditën e djeshme një shi i dentur, i cili zgjati përgjatë tre ore, shkaktoi përmbytje të rrugëve, banesave si dhe shkatërrim i pemëve.

    Përmbytje kishte veçanërisht në Macerata, Pollenza dhe Tolentino. Situata veçanërisht është kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta ku ka disa njerëz të evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave.

    Meteorologu Lorenzo Tedici, tha se zonat më të prekura përkatësisht Deti i Poshtëm Tirren dhe Emilia Romagna.

    Ai tha se janë duke u përballur me një fazë të jashtëzakonshme të motit, duke thënë më tej se një periudhë e tillë me shi nuk ka ndodhur përgjatë 20 viteve të fundit, duke përjashtuar vitet e jashtëzakonshme si 2013 dhe 2019.

    “Në këto zona të vendit tonë ra shi, ra dhe do të bjerë në mënyrë të jashtëzakonshme. Tokat janë të ngopura, nuk thithin më shi dhe përmbytjet e shpejta do të ndodhin. Alarmi ka qenë i kuq prej ditësh në Itali, për shkak të motit të keq që godet vazhdimisht. Më parë kishte pak ujë me një thatësirë dramatike, tani ka shumë. Ndoshta edhe faji i ndryshimit të klimës”, tha ai.

    Situatat kritike ndodhën veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku disa banorë në Borgo Sforzacosta u evakuuan.

    Shqetësimet në zonë ishin të përhapura dhe probleme të veçanta pati në Pollenza dhe Casette Verdini, për shkak të përmbytjeve të rrugëve, kopshteve, dhomave të bodrumit dhe katit përdhes të shtëpive, rrëshqitjeve së baltës dhe pemëve të rëna në rrugë, ndërkohë deri më tani nuk ka persona të lënduar apo të zhdukur.