Moti i keq ka paralizuar punën në portin e Vlorës. Për shkak të dallgëzimit 5-6 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur mesohet se lundrimi është pezulluar. Peshkarexhat dhe anijet e vogla janë këshilluar të ankorohen në vendstrehime të sigurta, ndërsa trageti i linjës Vlorë- Brindizi nuk do kryejë itinerarin normal. Prefekti i qarkut Vlore Flamur Mamaj ka konfirmuar se situata eshte nen monitorim, ndersa veshtiresite nga moti pritet te vijojne dhe dy ditet e ardhshme