Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar. Reshje bore ne Alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/18°C
– Zonat e ulëta 18/23°C
– Zonat bregdetare 19/22°C
Kosova për dt. 14 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 14°C –19°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel 15 Shtator 2024
Në vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar.. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/17°C
– Zonat e ulëta 14/21°C
– Zonat bregdetare 16/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari