Ballina Vendi Moti, dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira, reshje...

Moti, dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira, reshje lokale dhe temperatura në rritje

19

Në Shqipëri sot moti do të jetë me diell në bregdet dhe vranësira në zonat malore si dhe reshje të izoluara.
Era do të fryjë nga jugperendimi me 7 m/sek, valëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Temperaturat maksimale dhe minimale : zonat malore 16-27 gradë C, zonat e ulëta 18-35 gradë C dhe zona bregdetare 22- 33 gradë C .

Në Kosovë sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira.
Temperaturat do të variojnë nga 15 -18 gradë C  minimale në 31 -33 gradë C maksimalet.

Në Shqipëri nesër moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta .
Era do të fryjë nga jugperendim 8 m/sek, valëzimi i detit do të 2-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale, në zonat malore 17-33 gradë C , zona e ulët 20 -36gradë C  dhe Zona bregdetare 22-34 grade Celsius

Meteorologe Rezarta Xhakollari