Qendra ciklonike e pozicionuar në ishujt britanikë po zbret drejt Mesdheut dhe Evropës Qendrore ku pritet të ndikojë edhe territorin e Shqipërisë gjatë ditëve në vijim.
Mërkurë, 20 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (JW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/31°C
- Zonat e ulëta 17/34°C
- Zonat bregdetare 21/33°C