Ballina Bota Moske -Kiev ne bisedime, Zelensky thirrje Putinit: Uluni me mua, por jo 30...

    Moske -Kiev ne bisedime, Zelensky thirrje Putinit: Uluni me mua, por jo 30 metra larg si me Macron

    2

    Në ditën e 8-të të luftës, forca ushtarake ruse kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë. Ndërsa gjithë shpresat janë për një zgjidhje diplomatike mes dy shteteve. Takimi mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë po zhvillon bisedimet për raundin e dytë të negociatave, në rajonin e Brestit të Bjellorusisë, për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm, por edhe krijimin e koridoreve humanitare për lëvizjen e civilëve. Ministri i Jashtë rus Sergei Lavrov tha sot para gazetarëve se do të gjendet një zgjidhje. Ndërkohë që Moska ka njoftuar se do të lejojë një pushim lufte për të mundësuar largimin e civilëve. Nga ana tjetër Ukraina thotë se nuk do të negociojmë për integritetin territorial!

    Teksa dy delegacionet janë ende në bisedime, presidenti i Ukrainës Zelensky i ka bërë thirrje presidenti Rus Putin që të ulen së bashku për të ndalur luftën, por jo 30 metra larg si bëri me presidentin francez Macron. Zelensky gjithashtu i ka bërë thirrje NATO-s që t’i dërgojë avionë luftarakë.

    Gjithashtu ka pasur një telefonatë mes Putin e Macronit, ku presidenti rus tha se do të vazhdojë aksionin e tij pa kompromis. Çmilitarizimi i Ukrainës i ka thënë ai do të bëhet, teksa i ka kërkuar që të avakuohen të huajt.  Ndërsa Macron nga ana tjetër i ka thënë Putinit se po bën “një gabim të madh” në lidhje me Ukrainën që do t’i kushtojë shtrenjtë. 

    Nga sulmet ruse autoritetet ukrainase raportuan se anija e mallrave estoneze e mbytur në brigjet e Odessa u godit nga dy raketa ruse. Mendohet se nga sulmi ka viktima dhe se operacioni i shpëtimit është i pamundur, sepse gjiri është nën zjarr nga Marina Ruse.

    Mbrëmjen e djeshme, kryebashkiaku i Khersonit njoftoi se qyteti ka rënë në duart e ushtrisë së Moskës. Duket se edhe qyteti i Mariupol do të ketë të njëjtin fat. Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në portin jugor të Mariupolit pas granatimeve të vazhdueshme, megjithatë nuk ka ende një shifër të saktë. Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, Kharkiv është goditur nga bombardimet, teksa po ashtu Kievi vazhdon të jetë në shënjestër të raketave.

    Presidenti rus, Volodymyr Zelensky premtoi rezistencë të ashpër kundër forcave ruse, teksa tha se do t’i largojnë ata nga Ukraina të ‘çnderuar’. Ai i bëri thirrje ushtrisë së Moskës që të tërhiqet, teksa tha se ata nuk janë  luftëtarë të një superfuqie, por fëmijë të hutuar.