Ballina Bota “Mos u fal këtu brenda”, punonjësi nuk lejon që muslimani të falet...

    “Mos u fal këtu brenda”, punonjësi nuk lejon që muslimani të falet në stacionin e trenit

    1

    Via Rail po kërkon falje publike, pas një videoje e cila është bërë virale në të gjithë rrjetet sociale, ku gjatë momentit së faljes, muslimanit i thuhet se nuk mund të lutej brenda stacionit të trenit në Otavë.

    Në një mbishkrim bashkangjitur videos  të publikuar në platfromën e mediave sociale TikTok, myslimani i quajtur Ahmed, shpjegoi se shkoi në cep të një korridori në stacionin Via Rail për t’u lutur përpara se të udhëtonte. Kur u kthye te gjërat e tij, kolegu i tij i tha se një roje sigurie kishte ardhur për të thënë se nuk mund të falej atje.

    “Mos u lut këtu brenda. Ne nuk duam që ju të luteni këtu. Ju po shqetësoni klientët tanë të tjerë, në rregull ? Lutuni jashtë herës tjetër.”  tha punonjësi në videon që u bë virale.

    Ahmed, tha se fjalët e punonjësit e lanë atë të ndihej i tronditur, i lënduar dhe i mosrespektuar.

    “Ai më bëri të ndihesha në siklet. Unë thjesht isha i neveritur. Kjo është Kanadaja? Ky është kryeqyteti i vendit? Kjo është Otava?” tha ai për CTV News.

    Pasi video u bë virale në internet, Via Rail lëshoi një deklaratë duke thënë se është “e tronditur” dhe po i kërkon falje “pa rezerva… gjithë komunitetit mysliman”.

    “Liria e fesë, duke përfshirë aftësinë për të adhuruar, është një e drejtë njerëzore dhe është e sanksionuar në Kartën Kanadeze të të Drejtave dhe Lirive”, thuhet në deklaratë.

    Sipas CTV News roja i sigurisë që shfaqet në video nuk është punonjës i Via-s, por ata kanë kërkuar që ai të largohet nga puna menjëherë gjatë hetimit./Opinion.al