Ballina Vendi Mori ryshfet për të pushuar çështjen ndaj një të dënuari, gjykata e...

Mori ryshfet për të pushuar çështjen ndaj një të dënuari, gjykata e Beratit liron ish-prokurorin Sali Hasa

11

BERAT– Gjykata e Beratit ka liruar nga burgu ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm me 3.6 vite burg.

Togat e zeza të Beratit kanë pranuar kërkesën e Hasës për liri me kusht. Disa javë më parë ai është drejtuar gjykatës me kërkesë për liri për sjellje të mirë, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Beratit, disa ditë më parë

lg.php.gif

Në maj të vitit 2022 Gjykata e Apelit prishi dënimin me 2 vite burg të shkallës së Parë ndaj ish prokurorit duke vendosur ta dënojë atë përfundimisht me 3 vite e 6 muaj burg. Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitut 2021 me urdhër të SPAK pasi dyshohet se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Sipas SPAK, ish-prokurori dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen