Të paktën 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që goditëm shtetin amerikan të Misisipit gjatë natës që lamë pas.
Shumë persona mendohet të kenë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Dukuritë shkaktuan shkatërrim në disa qyteza rurale, ku pemët dhe linjat e energjisë elektrike u shkulën nga fuqia e erërave dhe dhjetëra mijëra persona raportohen të kenë ngelur pa energji elektrike.
Disa shtete të tjera jugore janë përfshirë nga stuhitë e fuqishme. Në Misisipi u raportua për reshje të dendura të shiut dhe breshër.
Guvernatori i shtetit u shpreh në twitter se ekipet e kërkim shpëtimit po i japin ndihmë mjekësore të prekurve.