Ballina Vendi Mirënjohje dhe respekt për armatën e mësuesve në koncertin festiv të organizuar...

Mirënjohje dhe respekt për armatën e mësuesve në koncertin festiv të organizuar në sallën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit

2

Nën moton “Ato të urtat gjer në dhembje, Të thjeshta gjer në madhështi” është përcjellë atmosfera festive e marsit, dhe në mënyrë të veçantë për ditën e mësuesit, një figurë simbol, që rrit, edukon dhe programon të ardhmen e ndritur jo vetëm të nxënësve dhe studentëve, por mbi të gjitha të ardhmen e vendit dhe kombit tonë.

E nisur me një videomontazh në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e gjithë mësuesve fierakë ndër vite, për ata që kanë ngritur themelet e edukimit dhe përgatitjes së mijëra kuadrove të mesëm dhe të lartë në të gjitha fushat, mesazh i cili shoqëron dhe të gjithë brezin e arsimtarëve në ditët e sotme.

Në hollin e teatrit “Bylis” kanë qenë të ekspozuara punime të fëmijëve me përmbajtje për ditën e mësuesit, figurës së tij, ndërsa më pas në skenë e teatrit është vazhduar me koncertit festiv i përgatitur me pjesëmarrjen e nxënësve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të qytetit, por edhe këngët e bukura të përcjella nga këngëtarët e grupit muzikor fierak.

Me plot emocion është përcjellë dhurimi i karafilave festivë për të pranishmit në sallë mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore fierake, mes të cilëve ishin deputeti Taulant Balla dhe kryetari Armando Subashi.

Kjo atmosferë me nota të bukura dhe të ngrohta dashurie për një figurë aq të dashur për vitet, atë të mësuesit, është në vijim të përkujdesjes dhe vëmendjes që vetë bashkia e Fierit, kryebashkiaku Armando Subashi i ka kushtuar prej vitesh fushës së arsimit me investimet dinjitoze të përvitshme për sigurimin e kushteve, të realizmit të procesit të mësimit dhe edukimit sa më komode për nxënësit dhe mësuesit./Tv Kombi/