Ballina Vendi Ministrja e Financave: Të ardhurat në sektorin e turizmit kanë qenë 30%.

Ministrja e Financave: Të ardhurat në sektorin e turizmit kanë qenë 30%.

1

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se inflacioni në vend është ndikuar nga importi.

Në një konferencë për media, Ibrahimaj tha se gjatë 8 muajve vendi ka pasur një rritje me 15. 5% në sektorin e ndërtimit dhe 25% te sektori i prodhimit. Sipas ministres, të ardhurat në sektorin e turizmit kanë qenë 30%.

‘Inflacioni kryesisht i importuar. Ka disa tregues të tjerë që i përkasin pjesës tjetër të vitit. Qarkullimi i ‘sektorëve është një ndër to. Kemi pasur një rritje në sektorin e ndërtimit. Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15. 5% në sektorin e ndërtimit, sektori i prodhimit me 25%. Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30%. Pritshmëria lidhet dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara. Si nivel biznesesh të reja kemi një rritje prej 10.2%. nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25%. Rritje importeve në vëllim dhe në vlerë. Reflektimi i rënies është i lidhur me uljen e kërkesës për shkak të çmimeve shumë të larta. Sa i përket sektorëve që janë lidhur me aktivitetin prodhues në vend, kryesisht ekspertët e manifakturës kanë pësuar një rritje në vlerë dhe në vëllim. Të ardhurat janë 15.9 % më shumë. Sa i takon shpenzimeve qeveritare në 8 muaj, kemi pasur shpenzime 1.4% më të lartë. Në bazë të informacioneve ne mendojmë se 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në krahasim me tre mujorin e dytë.’– u shpreh Ministrja.