Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka nisur vitin 2023 me një mbledhje me kabinetin ministror. Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në “Vilën 31” në ish Bllok, ku në fokus do të jetë një analizë mbi punën e bërë përgjatë vitit 2022 që lamë pas.
Nuk bëhen me dije detaje nga diskutimet, ndërsa kujtojmë se 2023 është edhe vit elektoral pasi më 14 maj do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.
/rtsh.al/