Ballina Bota Mike Pence tërhiqet nga fushata presidenciale në SHBA

    Mike Pence tërhiqet nga fushata presidenciale në SHBA

    9

    Republikani Mike Pence është tërhequr nga fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pence, i cili shërbeu si zv/President i SHBA-së gjatë qeverisjes së ish-Presidentit Donald Trump, deklaroi se u përball me një betejë të vështirë që të bindte votuesit republikanë se është një kandidat më i mirë se Trump.

    “Pas shumë diskutimesh kam vendosur që të pezulloj fushatën time për president që sot”, deklaroi ai në një mbledhje të Koalicionit Republikan Hebre në Las Vegas.

    Ai shtoi se e dinte që do të ishte një betejë e vështirë, por theksoi se nuk është penduar.

    Mike Prence është bërë një nga kritikët më të fortë të ish-shefit të tij Donald Trump duke e akuzuar se dështoi që të pranonte humbjen e zgjedhjeve.

    /tvklan.al