Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli.
*MOTIVACIONI:
“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.”
*Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.