Kompania Meta ka deklaruar se ka vendosur të rikthejë llogaritë e ish presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe në Instagram në javët e ardhshme. Llogaritë e ish-presidentit të SHBA janë pezulluar dy vite më parë, pas asaj që njihet si sulmi i Kapitolit në 6 Janar 2021.
“Ne do të rihapim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe në Instagram në javët e ardhshme. Megjithatë do të vendosim disa “hendeqe” që shkelje të tilla të mos përsëriten”, ka thënë kompania Meta.
Sipas CNN, me riaktivizimin e llogarive të tij në Instagram dhe në Facebook, ish-Presidenti Trump do fitojë akses në platformat e mëdha të komunikimit dhe të mbledhjes së fondeve.
Ky vendim i Meta, vjen pas një lëvizje të ngjashme nga Twitter, e cila po ashtu ka riaktivizuar llogarinë e Donald Trump. Megjithatë ish-presidenti deri më tani nuk ka postuar duke zgjedhur që të përdor platformën e tij të mediave sociale, Truth Social./tvklan.al