Nga Durrësi Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me kandidatët që drejtohen në këto zgjedhje nga persona të konsidueruar nga SHBA si të përfshirë në korrupsion.
“ Unë jam i bindur se qytetarët e Durrësit, por jo vetëm, edhe të pesë Bashkive të tjera, do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët apo kandidatet më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit si dhe një përfshirje të tij sa i takon qeverisjes vendore.
Vetëm qytetarët të vendosin për të ardhmen e e tyre dhe ne që ajo të gjithë të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent, sa më demokratik, një ballafaqim programesh, një ballafaqim idedh dhe në fund të fare, të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet.”-tha Meta.