Merr fund pengmarrja në Elbasan e ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ndonëse policia e Elbasanit deklaroi se nga veprimet hetimore nuk kishte persona të marrë peng, burimet thanë se ditën e sotme janë arrestuar autorët dhe është liruar adoleshenti i cili ishte marrë me forcë nga një makinë.
Ngjarja erdhi pas një përleshjeje mes dy grupeve adoleshentësh mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan.