Media turke “Hurriyet” ka shkruajtur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu është nënshtruar një operacioni në Antali për të rënë në peshë.Sipas artikullit të “Hurriyet”, Osmani ka qëndruar në Antali për të kryer një ndërhyrje që mundëson rënie në peshë.
Në këtë artikull të “Hurriyet” thuhet se operacioni është kryer rreth 1 vit më parë, një ndërhyrje kirurgjike për t’ia mundësuar rënien në peshë.Sipas “Hurriyet”, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia para dhe pas operacionit dhe më pas është kthyer në vendin e saj.
Media turke thotë se në këtë lloj operacioni, afërsisht 80 përqind e stomakut hiqet.
Kështu sipas tyre, kufizohet edhe mundësia e konsumimit të ushqimit dhe arrihet humbje e peshës