Ballina Lajme Social Me not nga Otranto në Vlorë, Eva Buzo drejt fundit të aventurës...

Me not nga Otranto në Vlorë, Eva Buzo drejt fundit të aventurës së saj

4

Aventura e Eva Buzo për të kaluar me not kanalin e Otrantos është në orët e fundit, pasi u nis dje në mëngjes nga brigjet italiane. Avokatja me origjinë shqiptare, e cila është e para grua që merr këtë nismë nuk u ndal edhe gjatë natës dhe pritet që të arrijë shumë shpejt në Vlorë. Para se të nisej Eva tregoi qëllimin e aventurës së saj.

“Gjyshi im është nga Shqipëria dhe një pjesë e familjes time jeton ende atje. Është një vend i mrekullueshëm, me plazhe fantastike. Të notosh deri atje nuk është një nismë që do ta kaloj me sukses ose jo, pasi është diçka që nuk e ka bërë një grua më parë dhe jam krenarë për këtë”.

Eva përveçse dëshiron të njihet më mirë me origjinën e saj dëshiron të japë një mesazh kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe të mbledhë fonde për refugjatët.

Guximi i Eva Buzos ka tërhequr vëmendjen edhe të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale këtë nismë.

Eva e cila e ka pasion notin ka patur edhe aventura të tilla më parë. Eva notoi për 2 ditë më radhë në lumin Derëent, në Australi atje ku jeton, në Marsin e 2022, duke përshkuar 75 kilometra.

Më 13 Qershor po të 2022 ajo kaloi liqenin e Gjenevës duke notuar për 69 kilometra. Kanë qenë të paktë ata që e kanë bërë një gjë të tillë.

Tv Klan