Ballina Bota Me lot në sy, bashkëshortja e Navalny: “S’e di nëse duhet t’i...

    Me lot në sy, bashkëshortja e Navalny: “S’e di nëse duhet t’i besoj lajmet për vdekjen”

    7

    Bashkëshortja e Alexei Navalnyt, Yulia Navalnay ka reaguar në një dalje publike për vdekjen e të shoqit, i cili ndërroi jetë sot në një burg rus.

    Ajo shprehu rezervat e saj nëse lajmi për vdekjen e Navalnyt është i vërtetë. “Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm”, tha ajo.

    Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani ka ardhur vetëm nga burime shtetërore. “Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij,” thotë ajo

    Me lot në sy, bashkëshortja e Navalnyt tha se nëse lajmi për vdekjen e bashkëshortit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për këtë dhe gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.

    https://thealbaniantimes.al/vdiq-ne-burg-ne-siberi-kjo-eshte-video-e-fundit-e-alexei-navalny-disa-jave-me-pare/

    Gjatë fjalës në Konferencën e Sigurisë në Munih, Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojë së bashku “regjimin e tmerrshëm” në Rusi, shkruan BBC.

    “Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” thotë Navalnaya.

    Raportimi për vdekjen e Navalnyt ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit.

    Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht. Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

    Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.

    Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar.

    https://thealbaniantimes.al/vdiq-ne-burg-ne-siberi-kjo-eshte-video-e-fundit-e-alexei-navalny-disa-jave-me-pare/

    “Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” thotë Navalnaya.

    “Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, Qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha Yulia Navalnaya për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus.