Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Morina ka rrëfyer se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë. Lekët i kisha për arsye personale”, ka deklaruara ai.
Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh