- Objektivi i mazhorancës socialist është të thellojë fitoren në Fier në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Deklarata vjen nga Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, pas takimit të Asamblesë së Zgjeruar Socialiste në këtë qytet. ” Fieri mbetet bashkia me numrin më të madh të anëtarëve të PS” kujtoi zoti Balla. “Synimi i PS është një fitore më e thellë se ajo që kishim në përballjen tonë të fundit elektorale” tha ai.
Zoti Balla tha se sipas rezultateve zgjedhore, “PS në çdo palë zgjedhje, ka marrë më shumë vota sesa në zgjedhjet pararendëse”. “Në zgjedhjet e vitit 2025, maksimalisht, të kemi një rezultat më të mirë zgjedhor se ai që kemi pasur” thekson Balla.
Ai vlerësoi se epërsia që ka PS me kundërshtarët, është shkëmbimi i brezave e gjeneratave. “Sot në PS ka plot djem e vajza të rinj, që janë afruar brenda PS, janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë, përfshirë këtu edhe përgjegjësitë e përfaqësimit” tha Balla. ndodhë një gjë e tillë.
/ rtsh.al /