Zona subtropikale me presion të lartë atmosferik po ushtron aktivitetin e saj duke mbajtur mot me diell dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 17 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në mëngjes dhe vranësira të pakta. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/16°C
– Zonat e ulëta 1/20°C
– Zonat bregdetare 6/20°C
Kosovë
Kosova për dt. 17 Shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C –3°C në mëngjes deri në 12°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 18 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/18°C
– Zonat e ulëta 4/20°C
– Zonat bregdetare 8/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/