Ballina Vendi Mbledhja e qeverisë, ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon...

Mbledhja e qeverisë, ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5

1

Ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5. Vendimi  është marrë në mbledhjen e qeverisë.

“Me reformën e mësuesisë maturantët duhet ta kenë mesataren 7.5. Jemi dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët. Por në këto programe mund të hyjnë dhe ata maturantë që duan të vazhdojnë një profesion. Jo të gjitha ata që futen për gjuhë të huaj dhe të bëhen mësues. Mund të ketë dhe nga ata që duan të bëhen përkthyes..

Me vendimin e sotëm ne i japim mundësinë edhe maturantëve me mesatare 6.5 të hyjnë në këto degë por do kenë një kod. Është ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me mësuesit. Në këto vite ka qenë shqetësim nga universitet se numri i regjistrimeve ka qenë i ulët për shkak të mesatares. Pra mësuesit do jenë maturantët me mesatare minimumi 7.5. Sistemi nuk është krizë për mësues. Por vjen për shkak se vitet e fundit universitetet janë të shqetësuara për shkak të kritereve”.