Ballina Bota Mbi 2600 të vdekur nga tërmeti, Erdogan shpall 7 ditë zie kombëtare...

    Mbi 2600 të vdekur nga tërmeti, Erdogan shpall 7 ditë zie kombëtare në Turqi

    1

    Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë me dije se është marrë vendimi për të shpallur 7 ditë zi kombëtare për shkak të tragjedisë së ndodhur nga tërmeti që tronditi sot Turqinë dhe Sirinë.

    “Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë, shpallim 7 ditë, ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.