Mbërrin sot në atdhe trupi i pajetë i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në një spital në Berlin.
Mësohet se në nder të tij do të zhvillohen homazhe përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.