Ballina Vendi Maturantët e shkëlqyer zgjedhin Shqipërinë

Maturantët e shkëlqyer zgjedhin Shqipërinë

16

Në mbyllje të fazës së tretë të regjistrimeve në universitete janë regjistruar pranë sekretarive mësimore mbi 10500 kandidatë, ose mbi 52% e numrit total të aplikantëve.

Sipas drejtorit të rrjetit akademik Arjan Xhelaj, pozitive është se nxënësit e shkëlqyer zgjedhin të studiojnë në Shqipëri.

“Rreth 85% e maturantëve të shkëlqyer me mesatare mbi 9.5 janë regjistruar në universitetet shqiptare”, tha ai.

Sipas Xhelajt, degët me konkurs i plotësojnë të gjitha kuotat në ditët e para të regjistrimeve, dhe veç Mjekësisë së Përgjithshme edhe degët e tjera në Universitetin e Mjekësisë kanë ecuri shumë të mirë, si Sotmatologjia, e cila ka ezuruar mbi 80% të kuotave, por edhe Infermieria.

Katër fazat e tjera të regjistrimeve të këtij raundi të parë, do të nisin më 6 Shtator dhe mbyllen më 13 Shtator.

Pas mbylljes së raundit të parë më 19 Shtator nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitet, ku në garë do të futen edhe maturantët që dhanë provimet e maturës në vjeshtë. Viti i ri akademik do të nisë më 7 Tetor.

Klan News