Ballina Bota Matematikani i shquar ukrainas vetëvritet në Rusi, pasi nuk u lejua të...

Matematikani i shquar ukrainas vetëvritet në Rusi, pasi nuk u lejua të largohej nga vendi

1

Matematikani ukrainas, Konstantin Olmezov, i cili kishte jetuar dhe punuar në Moskë, kreu vetëvrasje më 20 mars. Këtë e ka bërë të ditur në Telegram avokati rus Dmitry Zakhvatov, transmeton “Ukrinform”.

“…Mora një raport se mëngjesin e sotëm (20 mars), ai ka kryer vetëvrasje, duke lënë një fletë, ku shkruante se vrau veten ngaqë nuk duronte dot tmerret e asaj që po ndodhte. Një matematikan i talentuar, Kostiantyn Olmezov”, – ka shkruar avokati.

Olmezov publikoi një shënim vdekjeje në kanalin “Telegram”, së bashku me poezitë e tij. Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, matematikani u përpoq të largohej nga Rusia, por u ndalua në një stacion autobusi në Moskë. Më vonë u mbajt në paraburgim për 15 ditë për një rast të fabrikuar të “huliganizmit”, për gjoja shkelje e rendit publik.

“Po përpiqesha të largohesha nga këtu për të mbrojtur vendin tim, për ta mbrojtur atë kundër atyre që donin ta merrnin nga unë”, – shkruante matematikani. Ai shtoi se për të mungesa e lirisë ishte më e keqe se vdekja:

“Ndjej dhimbje për secilën palë në këtë luftë, por shoh me sytë e mi se kush po mbron tokën e vet dhe kush po ia merr dikujt tjetër. Unë shoh me sytë e mi se kush po mbron të drejtën për të qenë përgjegjës për jetën e vet dhe kush po e justifikon degradimin e vet”.

Kostiantyn Olmezov kishte lindur në Ukrainë. Që nga viti 2018, ai kishte jetuar në Rusi, duke punuar në fushën e kombinatorikës shtesë, një degë e matematikës që nuk është hulumtuar në Ukrainë.

Pasi u lirua nga objekti i paraburgimit, Olmezov mori një ftesë nga Universiteti i Austrisë, ku mund të vazhdonte kërkimin e tij. Megjithatë, nuk u lejua të largohej nga rusia dhe në dëshpërim të thellë për atë që po ndodhte kreu vetëvrasje.