Policia në Sicili të Italisë ka arrestuar 37 persona, disa prej të cilëve dyshohen se janë anëtarë të mafisë, pas një hetimi mbi mashtrimin në shkallë të gjerë që lidhet me subvencione bujqësore të Bashkimit Evropian.
Në nëntor 2022, 91 persona ishin dënuar për shkak se duke mashtruar kishin marrë 5 milionë euro subvencione mes viteve 2010-2017. Subvencionet përfshinin fonde për mijëra hektarë tokë bujqësore e cila nuk dihej në ekzistonte, a ishte e fermerëve apo nëse ishte tokë shtetërore, raportoi Guardian.
Hetuesit kanë thënë se klanet e mafisë kanë marrë fonde falë ndihmës nga pushtetarë të cilët kishin mundësuar negocimin për fondet e BE-së.
Anëtarë të klaneve Batanesi, Bontempo Scavo dhe Tortorici ishin në mesin e të arrestuarve.
Ndërhyrja në fondet bujqësore të BE-së është bërë një biznes në rritje për mafinë e Sicilisë vitet e fundit.