Ballina Lajme Rama në Luksemburg, takon kryeministrin Fieden: Dakordësuam heqjen e tatimit të dyfishtë...

Rama në Luksemburg, takon kryeministrin Fieden: Dakordësuam heqjen e tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri

4

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Luksemburg.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrit, Luc Frieden, për të cilin thotë se është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE.

 

“Luksemburg – Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.