Ballina Vendi Mashtroje me shitjet online,arrestohet 36 vjecarja nga Fieri

Mashtroje me shitjet online,arrestohet 36 vjecarja nga Fieri

1

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës. Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. 36-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme. —