Ballina Vendi Masakra në Itali, flasin fqinjët në Selenicë të Taulant Malajt: Ishte shumë...

Masakra në Itali, flasin fqinjët në Selenicë të Taulant Malajt: Ishte shumë djalë i mirë, vrau edhe të dashurin e qelbësirës…

1


Vrasja makabër e 16-vjeçares dhe italianit nga shqipari Taulant Malaj tronditi opinionin publik dhe të afërmit.

Kjo ngjarje është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe atyre italiane se si shqiptari masakroi me thikë vajzën e tij, fqinjin italian si dhe plagosi gruan e tij.

Pas deklaratave të fqinjëve në Itali të cilët e përshkruanin një djalë të mirë, të njëjtat gjëra thonë dhe fqinjët e tij në Selenicë. Ata kanë rrëfyer se ai së bashku me familjen e tij kanë emigruar që në vitin 1997.

“Na ka ardhur shumë keq, sa herë hapim televizorin na vjen për të qarë. Ka që në 1997 që ka ikur. Familje shumë e mirë”, thotë një tjetër. “Vrau dhe të dashurën e qelbësirës…”- dëgjohet të thotë një tjetër.

“Më ka ardhur keq. Ata janë 5 vëllezër, di që kanë ikur që këtej, po se ku janë nuk e di”- thotë një tjetër.

Taulant Malaj, 45 vjeç, dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani.