Ballina Lajme Manipulonte gjobat e automjeteve, arrestohet polici

Manipulonte gjobat e automjeteve, arrestohet polici

1

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv policie, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Në pranga është vënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë policisë rrugore, ndërsa në gjendje të lire është proceduar kolegia e tij Mirela Hoxha.

Dy kolegët kundrejt shumave të parave nga qytetarët e ndryshëm kishin falsifikuar dhe kishin ndryshuar gjobat brenda sistemit të policisë rrugore.

Duke patur akses në sistem, pasi siguronin parat si rryshfet arrinin qe gjobat e papaguara ti kthenin në të paguara. Në pranga gjithashtu është vënë dhe sekseri i dy efektiveve, Erion Brako.

Ky i fundit u merrte paratë nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi. Vlerat monetare  i ndante me efektivët e policisë rrugore.