Nuk ka balotazh me 11 dhjetor. Mjeku, Ilir Alimehmeti, deklaroi tërheqjen nga ky balotazh duke njohur fitoren e Belind Këlliçit në primaret e PD-së.
Vendimi e komunikuan të dy në një dalje për mediat nga selia blu.
Në këtë mënyrë PD e ka tashmë kandidatin zyrtar për bashkinë e Tiranës në 14 maj, ku Këlliçi do garojë përballë Erion Veliajt të PS-së.
Poll
Alimehmeti: Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë.Respekt votës së anëtarësisë, falënderoj çdo votues e numërues për një proces që shkoi nga fillimi në fund me transparencë brenda një kohe të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur se anëtarësia duhet të shprehej. Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet ë kishte rol kryesor. Anëtarësia fli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, nga ana politike e njihni mjaft mirë. Sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e anëtarësisë. Duhet njohur vota dhe duhet kuptuar siç duhet.
Këlliçi: Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. AJ mi bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe.